Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri Edi Rama është përballur në mënyrë të vrazhdë me pedagogët e Universitetit të Tiranës pas deklaratave të forta të akademikëve se institucioni i arsimit të lartë është në gjendje agonie, pa paga, pa investime, pa infrastrukturë, me mungesë shumësash e letrash.
Në vend të një përfaqësimi mes palëve për të zgjidhur problemet e reformës së arsimit, kryeministri preferoi t'u përgjigjej publikisht akademikëve duke u kërkuar marrjen nën kontroll të situatës.
Edi Rama: Si mund të çohet një profesor e të thotë s'kemi shkumësa dhe e ka fajin ligji? Ç'është kjo? Po nuk diferencuat pagat jeni të dënuar të mbeteni në bisht të gjithë reformës dhe në bisht të gjithë Universiteteve të tjera. Siç jeni sot, bishti i të gjithë Universiteteve të gjithë Republikës së Shqipërisë bazuar tek akreditimi i bërë nga britanikët.Rektor të takon ta marrësh fjalën, shyqyr që bukën e gojës ta zgjidhëm.
Mynyr Koni: Dua të sqaroj një qëndrimin tim që unë në asnjë moment nuk kam përmendur bukën e gojës, kështu që mund të jetë ndonjë thënie. Statusi im është i qartë dhe nuk e kam përmendur. Jam ndodhur në një situatë bllokuese nga veprimtaria e administratorit me suportin e bordit të administrimit.
Edi Rama: Ndërrim bravash unë kisha dëgjuar vetëm në Federatën e Mundjes, paska ndodhur edhe në Universitet. Si zgjidhet kjo pa shkuar tek ajo, se po vajtëm aty pastaj duhen prerë koka në kuptimin demokratik të fjalës.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rama-paralajmeron-pedagoget-te-mos-shkojme-ne-prerje-kokash