Ndalimin i perdorimit te monedhes euro-s

RTV KLAN 2018-05-11

Views 0

Banka e Shqipërisë është duke studiuar edhe skenarin për ndalimin e përdorimit të monedhës Euro në transaksionet e brendshme, si shit-blerja e automjeteve apo pasuritë e patundshme.

Guvernatori Gent Sejko tha gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët se kjo masë mund të lindë e nevojshme të merret pas disa vitesh, pasi të dalin në pah rezultatet e nismave për reduktimin e kredisë dhe depozitave në euro. Për të, rregullat e reja nuk do të ndikojnë në ndryshimin e kursit të këmbimit.

Megjithatë guvernatori pranoi efektin psikologjik të kësaj nisme, ndërsa qetësoi eksportuesit duke thënë se për ta kreditë nuk do të jenë më të shtrenjta nëse të ardhurat janë në Euro.

Banka qëndore bëri të qartë që nuk është në luftë me Euron, por po merr masa për të mbrojtur stabilitetin financiar të vendit, nisma të njëjta që kanë marrë dhe vende që janë anëtare të Bashkimit Europian por që nuk ndodhen në eurozonë.

Share This Video


Download

  
Report form