Vikena Kamenica: Shqipëria është krenuar me artin dhe jo me politikanët

Report TV 2018-05-11

Views 1

Artistet e njohura Inva Mula dhe Vikena Kamenica të pyetur nga gazetarja e Report Tv, Kristi Gongo për situatën aktuale të tensionuar kulturore, pas projektligjit të ri për artin dhe kulturën kanë deklaruar se sot në 2018 është e papranueshme dhe turp që artistët të punojnë në këto kushte, që të mos ketë teatër.

Mula shprehet se kjo situatë duhet të ngrihet si problematike dhe të ndryshojë me doemos dhe kjo bëhet me bashkimin e forcave të artistëve. "Ky vend duhet ta fillojë nga kultura se është e vetmja pasqyrë e bukur dhe e pastër. Është i vetmi eksport i pastër shqiptar kudo në botë vetëm nga artistët. Është e dukshme, e prekshme që ti konfrontohesh me këto artistë të mëdhenj. Kemi artistët tanë të shkëlqyer që perfomojnë kudo në botë. Të mos ketë Shqipëria Teatër? Unë nuk e njoh këtë projektligjin dhe as nuk ma ka varur njeri(më fal që po flas kështu), por gjërat duhet të dalin të vërteta, të mos kamoflohen. Të dalin ashtu siç janë" ? ka theksuar sopranoja Mula.

Share This Video


Download

  
Report form