http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar shkrirjen e drejtorive rajonale të Bujqësisë, për t?i zëvendësuar ato me struktura informimi për fermerët. Në një kohë kur fondet si nga qeveria, ashtu edhe nga BE janë të shumta, shefi i ekzekutivit tha se informimi është baza e zhvillimit të një sektori, i cili ka vuajtur prej dekadash.
?Mënyra si është e organizuar prej shumë kohësh struktura jona e informimit nuk funksionon. Prandaj unë kam qenë dhe mbetem i paduruar që të shikoj të shkrihen drejtoritë e Bujqësisë dhe të zëvendësohen nga struktura informimi që janë pranë fermerëve.?
Kryeministri ripërsëriti apelin drejtuar fermerëve të tregohen racional në kultivimin e tokës. Të marrin prodhimin që u intereson më shumë e nga i cili mund të nxjerrin të ardhura.
?Nëse dikush ka pasion të mbjellë banane në Aple, ta bëjë. Por të mos kërkojë asnjë mbështetje financiare nga ne dhe të kërkojë llogari se pse nuk i funksionon patatja në shtëpi apo banania në Alpe.?
Në takimin zhvilluar në Universitetin Bujqësor, Rama u kërkoi studentëve të trajnuar për informim të fermerëve, të sqarojnë me detaje skemën e përfitimit të fondeve, se si mund të shkruajnë një projekt për ta prezantuar më pas atë pranë strukturave të qeverisë shqiptare apo atyre të BE-së.