Report TV - Rama, leksion fermerëve korçarë: Hiqni dorë nga patatja e bardhë dhe mbillni pemë

Report TV 2018-05-11

Views 0

Kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje për shkrirjen e drejtorive të bujqësisë në vend dhe zëvendësimin e tyre nga struktura informimi reale. Nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, kryeministri Rama tha se në strukturat shtetërore informimi nuk funksionon, ndërsa ju bëri thirrje studentëve të mësojnë sa më shumë në fushën e bujqësisë.

Sipas tij, sa më shumë dije, aq më shumë fitim, duke shtuar se për këtë arsye vendet më të përparuara kanë më shumë, pasi dinë më shumë.Në Korçë ka problem, ka mbiprodhim të patates dhe nuk ka treg. Të gjithë shikojnë nga shteti, a thua se është qeveria që duhet t?iu blejë patatet. Duhet të heqim dorë nga mbjellja e patates dhe të mos mendojnë që ajo nuk shitet, sepse shteti nuk është në gjendje të mundësojë shitjen e saj. Duhet të heqin dorë nga patatja dhe të kalojnë te mollët.

Për këtë duheni ju, që të shtojmë forcat dhe të jemi në fazën e aplikimeve në të gjithë territorin, ku ne synojmë të rrisim eksportet dhe të përcjellim mesazhin e qartë se çfarë janë skemat e reja.

Share This Video


Download

  
Report form