Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Xheko Imperial është vendi ideal për të festuar mbrëmjen e Shën Valentinit për të gjithë të dashuruarit.
Xheko Imperial organizon për çiftet një mbrëmje të paharrueshme me muzikë, shorte e dhurata.
"Kemi një mbrëmje festive me kërcimtarë, shorte e dhurata. Do japim dhoma akomodimi falas për çiftet që fitojnë shorteun."
Në dhjetor Xheko Imperial Butik Hotel festoi 25 vjetorin e themelimit ku erdhi me një imazh të ri duke bërë investime të rëndësishme në 74 dhomat e hotelerisë dhe përsosjen e kuzhinës.
Dhe jo vetëm, pasi Xheko Imperial përpos dhomave të hotelit dhe restoranteve ofron salla për konferenca, dasma, ditëlindje fëmijësh të dizenjuara me një arkitekturë mahnitëse.
"Na është dashur 25 vite që të arrijmë këtu ku jemi dhe akoma nuk kemi mbaruar. Prandaj janë dhe gjërat e bukura sepse janë bërë pak dhe çdo gjë në kohën e vet."
Xheko Imerial filloi si një bar-restorant i vogël në vitin 1992 themeluar nga dy vëllezërit Agron e Albert Xheko dhe falë investimeve të mëdha është bërë një nga bizneset më të sukseshme sot.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/shen-valentini-ne-xheko-imperial-mbremje-e-paharrueshme-te-dashuruarit