Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj deklaroi këtë të martë nga Durrësi se shumë shpejt do të ketë rezultate të tjera, sa i përket goditjes së grupeve kriminale që paraqesin rrezikshmëri shoqërore. Në një prononcim për gazetarët, Xhafaj tha se në këtë qytet ka pasur disa goditje të drejtpërdrejta, megjithatë ai u shpreh se ka ende punë për t?u bërë.
?Gjatë vitit të kaluar Drejtoria Vendore e Durrësit ka pasur disa goditje të drejtpërdrejta të grupeve kriminale në këtë qytet edhe në Krujë. Por përsëri mbetet për t?u bërë dhe ne besojmë fort se në kuadër edhe të operacionit ?Forca e Ligjit? mund të kemi më shumë sukses në këtë territor?.
Ministri vlerësoi atë që ai e cilësoi si marrëdhënie të re bashkëpunimi me prokurorinë, ndërsa u shpreh se ka disa grupe që janë të skeduar dhe po punohet se shumë shpejt të vihen para përgjegjësisë ligjore.
?Në qytetin e Durrësit dhe në territorin e Krujës dhe të Fushë Krujës ka disa grupe kriminale, të cilat paraqesin rrezikshmëri shoqërore. Janë të skeduara dhe po punohet nga ana e policisë në bashkëpunim me Prokurorinë dhe me institucionet e tjera ligjzbatuese për t?i vënë shumë shpejt përpara përgjegjësisë ligjore?.Prononcimi i Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj erdhi pas analizës vjetore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe një vizite në Port, ku 2 ditë më parë u sekuestrua një sasi rekord heroine rreth 11.4 kg. Xhafaj shoqërohej nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu./tvklan.al