Report TV - 13 shkurti Dita Botërore e Radios

Report TV 2018-05-11

Views 0

Në 80-vjetorin e fillimit të transmetimeve radiofonike në Shqipëri, njëkohësisht edhe në ditën Botërore të Radios gazetarët më të vjetër radifonikë janë mbledhur së bashku për të përshkruar evolimin dhe rëndësinë e radios. Arben Muka organizuesi i aktivitetit, rrëfen për Report Tv se teknologjia është kthyer në kërcënim për radion, megjithatë vlera e saj nuk do të humbë asnjëherë.

Nini Mano, gazetarja me një eksperiencë të gjatë në radio Korça tregon për Report Tv esencën e vërtetë të gazetarisë. Edhe kreu i shteti Ilir Meta në ditën e Radios, ka pritur në Presidencë, gazetarë, komentatorë e drejtues të ndryshëm radiosh e sportistë. Në fjalën e tij të rastit, Presidentit u përçoi një mesazh të rinjve dhe prindërve.

?Sfida për të edukuar fëmijë dhe të rinj larg veseve, larg varësisë ndaj drogës dhe simulantëve të tjerë, larg obezitetit dhe vetë-izolimit është sfidë e të gjithë shoqërisë ku rol të jashtëzakonshëm luan sidomos radioja e veçanërisht radioja sportive dhe emisionet e saj të bukura?, tha Meta në mesazhin e tij para të pranishmëve.

Share This Video


Download

  
Report form