Auditi i Kontrollit të Lartë Shtetit, Llalla bëri rrëmujë Akuzën,mbledhje fiktive,shkelje

Report TV 2018-05-11

Views 4

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, i cili u larguar përfundimisht nga sistemi i drejtësisë, për t?i shpëtuar procesit të Vetingut, i ka dorëzuar pasardhëses së tij, Arta Markut, një institucion kaotik, pa objektiva strategjike, me struktura të pabazuara në rregullore, me mbledhje të pa dokumentuara, me një audit të brendshëm jashtë funksionit etj.

Rrëmuja në organin qendror të akuzës është konstatuar nga një grup auditi i Kontrollit të Lartë Shtetit. Raporti i kontrollit, i zbardhur nga Shqiptarja.com, është firmosur nga kreu i KLSH në 15 dhjetor 2017, tre ditë para largimit të Adriatik Llallës dhe emërimit të Arta Marku, përmes një seance të paprecedentë.

Në raport thuhet gjithashtu se makinat që kanë dalë nga magazinat për prokuroritë e rretheve nuk janë shoqëruar me urdhrin e kalimit në pronësi, ndërsa komisioni i posaçëm ka marrë në dorëzim mallra pasi kishin hyrë në magazinë.

Share This Video


Download

  
Report form