Report TV - Virozat mbushin pavijonin e pediatrisë në Elbasan, mbi 200 raste në ditë

Report TV 2018-05-11

Views 0

Virozat mbushin pavijonin e pediatrisë në Elbasan. Mbi 200 raste në ditë trajtohen vetëm nga një mjek specialist, kjo për shkak të shmangies së mjekut të familjes. Me uljen e temperaturave rastet e fëmijve të prekur nga virozat janë shtuar ndjeshëm.
Luhatja e temperatrave dhe frekuentimi i ambieneve me shumë njerëz, ka bërë që numri i të prekurve të shtohet çdo ditë. Vatrat që më shumë shpërdahen virozat janë, çerdhet, kopshtet dhe shkollat. Për shefen e Pediatrise së Elbasanit, rastet vijnë me temperature të lartë dhe të vjella. Me uljen e temperaturave në ditët e fundit numri është dyfishuar.

?Këtë javë është rritur shumë numri i vizitave. Numri mesatar ka qenë 150 dhe ka arritur deri në 200 në fund-javë. Rastet që paraqiten me bronko-pneumoni, me bronkiloite me aztma, me otite ne I shtrojmë në spital, rastet e tjera marrin ndihmën e urgjencës dhe paraqiten më pas pranë mjekut të familjes? ? u shpreh Irena Palloshi, shefe në këtë pediatri.

Shefja e pediatrisë shprehet se shqetësimi më i madh mbetet shmangia e mjekëve të familjes, kjo ka sjellë edhe vështirësi në manaxhimin e situatës, pasi në spital vizitat kryhen vetëm nga një mjek specialist.

Share This Video


Download

  
Report form