stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD;
Kronikë më e plotë: http://tvklan.al/stop-emisioni-116-sezoni-3/
Gentian Shehaj po vuan dënimin në qeli për një vepër penale të vitit 2013, që sipas tij, nuk e ka kryer kurrë.
Në rrugën ?Thanas Ziko? pranë zonës së Selvisë, vite më parë ka ndodhur një aksident dhe një grabitje, për të cilën u fajësua Gentiani.
Motra e tij, e po kështu avokati tregojnë me argumente se pse Gentiani nuk ka gisht në këtë ngjarje. I dëmtuari, Sovjetik Doko dhe dëshmitarët okularë nuk e lidhin Gentian Shehajn me grabitjen, por megjithatë ai vazhdon të vuajë dënimin.
?Bëhet fjalë për një ngjarje, e cila ka filluar në vitin 2013. Diku afër Medresesë ka ndodhur një aksident, ku është përplasur një makinë me një motorçikletë. Pretendohet që brenda në makinë kanë qenë tre persona, të cilët pasi ka ndodhur aksidenti, kanë dalë nga makina dhe kanë bërë një konflikt të vogël me personin që ka patur motorçikletën. Ky i fundit doli më vonë që ishte kambist dhe supozohet që ky ka patur shumë lekë me vete dhe më vonë ka thënë që këto lekë më janë vjedhur nga këta persona, gjë që nuk është vërtetuar?, thotë motra e të akuzuarit.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë nisi një hetim për ?grabitje të paramenduar? nga tre personat që ndodheshin në makinën e përfshirë në aksident. Pas një sërë seancash gjyqësore u vendos që Gentian Shehaj u dënua me masën ?arrest me burg? për kryerjen e veprës penale ?vjedhje me dhunë? në bashkëpunim, për shumën 14 200 euro.
Gjatë hetimit gjyqësor, tabloja e plotë e ngjarjes u ndërtua mbi bazën e dëshmisë së të dëmtuarit nga vepra penale, të personave të tjerë që janë në dijeni të çështjes dhe të provave shkresore të shqyrtuara e administruara në seancë gjyqësore.
Sipas procesverbalit të këqyrjes së personit të pandehur Gentian Shehaj dhe një prej bashkëpunëtorëve të tij në vepër (Ervis Berisha), rezulton se karakteristikat e tyre fizike përputhen me ato të dëshmuara nga okularët në vendin e ngjarjes.
Po kështu në përgjimin ambiental të komunikimeve, të zhvilluara ndërmjet të pandehurit Gentian Shehaj dhe Ervis Berisha përmendet marrëdhënia e tyre me bashkëautorin tjetër Redi Ferizaj, ku thuhet se ai ka 3-4 muaj që ka ikur në Gjermani, por asgjë që mund ta implikojë Gentianin më këtë ngjarje.
?Unë akuzohem për një grabitje që ka ndodhur te ?Selvia?. Pretencë kam marrë 10 vjet se kam kërkuar pafajësinë për një ngjarje që s?e kam bërë. Gjykata më ka dhënë 7 vjet. Kam bërë 4 vjet burg, me shtesa 5 vjet e 9 muaj.
Unë kam qenë te lagjia kur ka ardhur policia e më ka thënë që je për një verifikim në Rajonin 3. Pas 2 orësh më kanë çuar te Rajoni 4 dhe më kanë nxjerrë një dosje ku akuzohesha për një shtetas sovjetik, që i kam marrë 14 mijë euro dhe disa dollarë. Nuk e di sesi prokuroria më ka nxjerrë fajtor, por unë di të them që s?kam lidhje fare me ngjarjen.
Momentin që ka ndodhur ngjarja unë s?e di f...