Pjesë më e madhe e drejtuesve në Polici dhe shefave të komisariateve pritet të largohen nga detyra. Burime nga Ministria e Brendshme thanë për Report TV se pritet që policët me karrierë të gjatë, të rikthehen në poste drejtuese. Ndryshimet parashikojnë krijimin e strukturës së re që do quhen ?zona policore?, ku policët do trokasin në çdo familje.
Policia e Shtetit do të përfshihet nga një furtunë lëvizjesh jo vetëm në hirarkinë e drejtorëve por edhe në pjesën fundore përmes krijimit të strukurës së re njohur si ?Zona Policore?. Burime të Report TV nga Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit, bëjnë me dije se pritet të largohen pjesa më e madhe e drejtorëve në qarqe, por edhe shefat e komisariateve.