Të gjithëve ne mund të na krijohen rrathë të zinj poshtë syve, por pak prej nesh e kanë të trashëguar.
Sot në rubrikën ?Me duart e Kristit? në emisionin ?Kush vjen për drekë? do të informohemi mbi faktorët që ndikojnë në krijimin e rrathëve poshtë syve dhe metodat se si t?i hiqni ato.
Është e pakëndshme që çdo mëngjes të fshehësh me tualet detaje të pakëndshme në fytyrë.
Por nga vijnë në të vërtetë rrathët e zinj poshtë syve:
-Intoleranca ushqimore
-Mungesa e gjumit
-Tiroidet
-Niveli i hekurit dhe vitamina B12
Ju mund të evitoni rrathët e zinj dhe fryrjet poshtë syve duke konsumuar më shumë vitaminë K, të cilën mud ta gjeni në produktet si brokoli, spinaqi, lakra e Brukselit dhe perimet me gjethe jeshile. Konsumi i vitaminës K mund të lehtësojë rrathët e zinj poshtë syve.