Shqipëria nënshkroi me Bashkimin Europian një marrëveshje për menaxhimin dhe kontrollin e kufijve për të luftuar trafikun e drogës, si dhe për të parandaluar emigracionin e parregullt në zonën Shengen. Marrëveshja u nënshkrua nga zyrtari grek i Bashkimit Evropian, Dhimitris Avramopulos, i cili ndodhet sot në një vizitë zyrate në Tiranë.
Avramopulos u takua me ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ku të dy zyrtarët vunë theksin tek integrimi i Shqipërisë në BE, lufta ndaj krimit e drogës, si dhe parandalimi i emigracionit të parregullt në zonën 'Shengen'.
Në fund të takimit, Xhafaj deklaroi se zyrtari grek mbështet integrimin e Shqipërisë në BE, duke shtuar se do të garantojnë lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave, duke luftuar emigracionin e parregullt, si dhe krimin e drogën. Nga ana e tij, zyrtari i KE deklaroi se ekipi më i mirë i FRONTEX do të vijë në Shqipëri për të siguruar dhe ofruar menaxhim më të mirë të emigracionit.
"Komisionari është një mbështetës shumë aktiv ndaj integrimit të Shqipërisë në BE. Avramopulos vjen sot në Tiranë në një moment të rëndësishëm edhe për Policinë e Shtetit. Vizita e tij tregon mbështetjen e BE për reformat e nisura nga ne dhe luftën me krimin.