40 vajza nga Kosova që mbajnë emrin e qytetit të Sarandës kanë organizuar një vizitë të përbashkët në qytetin e adhuruar aq shumë prej prindërve të tyre, sa ta përjetojnë në emrat e vajzave të tyre.
Të bukura si Saranda, të 40 vajzat, shumica prej të cilave vizitojnë për herë të parë qytetin e emrit të tyre, vajzat shprehen se kanë përjetuar një ndjesi të veçantë gjatë kësaj vizite.
Mes vajzave ishte edhe Saranda Myftari, e cila është lindur në Sarandë në vitin 1999 gjatë kohës së luftës në Kosovë, e cila viziton për herë të parë vendlindjen.
Në Kosovë janë më shumë se 1000 vajza me emrin Saranda dhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi shprehet se kjo iniciativë do të vazhdojë edhe vajza dhe djem që mbajnë emra të tjerë si Vlora, Berati, Drini, Shkumbin etj.