DURRES-Policia kufitare ka bllokuar 11 kg heroinë në port, e cila kishte destinacion Italinë. Heroina ishte fshehur në një kamion me targa ?AA 943 OO? që po transportonte qese plasmasi, ndërsa kishte destinacion Firenzze-n. Lënda narkotike ishte fshehur në kabinën e automjetit. Policia deklaron se heroina u gjet dhe sekuestrua nën krevatin e shoferit në një vend të fshehtë pas kontrollit të imtësishëm me qenin antidrogë dhe fibroskop. Droga ishte e ndarë në 10 pako të mëdha dhe një pako të vogël.
Drejtuesi i kamionit ku u gjet heroina, Bujar Shazivari 63 vjeç nga Durrësi u arrestua nga policia. Ndërsa grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik. Njëkohësisht është shkëmbyer informacion edhe me homologët Italianë për të zhvilluar hetime të përbashkëta në lidhje.