Report TV - Tragji-komedia 'Zonjusha Margaritë' çel sezonin në teatrin e Shkodrës

Report TV 2018-05-11

Views 3

Aktorja Rajmonda Marku, e futur mjeshtërisht nën lëkurën e Zonjushës Margaritë, hapi sezonin e ri të shfaqjeve në teatrin ?Migjeni? të Shkodrës.

Regjia e Merita Smajës, solli në skenë një personazhin e një mësuesje që nuk e shohim shpesh, por kur na shfaqet merr guximin të na përplasë në fytyrë disa të vërteta të mëdha. Vetëm një gotë ujë dhe vëmendja e publikut, mjaftun që aktorja shkodrane ta kalonte me sukses veprën tragji-komike.

Edhe regjisorja e pjesës nuk është më pak e emocianuar, duke u ndjerë e kënaqur se arrit të përcjellë tek publiku mesazhin e veprës. ?Zonjusha Margaritë? është një mësuese e cila në orën e biologjisë dhe matematikës nuk nguron të flasë për tema tabu. Teatri i Shkodrës nis kështu një tjetër sezon që premton të jetë i suksesshëm.

Share This Video


Download

  
Report form