Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetarja e Komisionit të Arsimit, Albana Vokshi i bëri thirrje të gjithë trupës pedagogjike që të ngrihet për të mbrojtur të drejtat e tyre.
E ftuar në studion e lajmeve të Ora News, Vokshi tha se ministrja e Arsimit Lindita Nikolla qëllimshëm nuk ka miratuar aktet nënligjore për dhënine e pagave të pedagogëve.
Albana Vokshi: Vetë pedagogët, profesorët duhet të ngrihen. Nuk duhet të ngrihen sepse thotë opozita, jo. Nëse babai im do ishte sot profesor, unë do ti kisha kërkuar që ai të ishte i pari të dilte për të mbrojtur të drejtat e tij. Ndaj unë i bëj thirrje të gjithë trupës akademike, ngrihuni! Ngrihuni për të mbrijtur të drejtat tuaja sepse syta e të gjithë qytetarëve janë drejt tyre, drejt artistëve dhe sigurisht në mbrojte të të drejtave kushtetuese të të gjithë të rinjve shqiptarë.
Deputetja demokrate i bëri thirrje ministres që në mënyrë urgjente duhet të ulet dhe të konsultohet me stafin pedagogjik sesi do të bëhet shpërndarja e fondeve dhe të miratoje vendimin e këshillit të ministrave.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/mosmarrja-e-pagave-vokshi-pedagoget-te-ngrihen-te-miratohet-urgjent-vkm-ja