Biznesmeni kontravers Francesko Becchetti për të dytën herë ka humbur në Amerikë, një proces gjyqësor prej të cilit shpresonte të fitonte 433 milion dollar. Report TV disponon ekskluzivisht vendimin e divizionit të apeleve pranë Gjykatës Supreme në New York e cila ka rrëzuar kërkesen e avokatëve të Becchettit ku i kërkonin kësaj gjykate që gjigandi energjitikës italiane ENEL të paguante shumën marramëndëse.
Sipas vendimit të datës 8 shkurt 2018 Gjykata Supreme në New York konkretish divizioni apeleve ka rrëzuar kërkesën e kompanisë Albania BEG Ambient Sh.p.k. (ABA). Kjo gjykatë ka lënë në fuqi vendimin e 3 viteve më parë marrë nga Gjykata Supreme e New York-ut, e cila thoshte se është jashtë juridiskionit të sajë t'i japë fuqi ekzekutuese që është marrë nga një gjykatë tjetër.
Bëhet fjalë për një vendim marrë nga gjykata e Tiranës më 24 Mars 2009 ku kompanisë së Becchettit i njohu të drejtën e kompensimit nga ENEL në shumën 433 milion euro. Ne qendër të këtij procesi gjyqësor ishte kërkesa e kompanisë së Becchettit për mos përmbushje të detyrimeve kontraktuale nga ENEL pas një kontrate të lidhur mes Beccheti Enegry Group (BEG) dhe ENEL në 2 shkurt 2000.