Report TV - Pamje me dron nga shpërthimi i komanduar i 5-katëshit në Fier

Report TV 2018-05-11

Views 0

IKMT ka shembur me shpërthim të komanduar një objekt 5-katësh, për të cilat, Report Tv sjell pamjet me dron.

Për shembjen e këtij objekti janë përdorur 6 kg eksploziv dhe është e njëjta strategji si me dy objektet e javës së kaluar.

Për prishjen e këtij objekti, specialistët e IKMT hapën në trupin e objektit 400 furnella (vrima) dhe përdorën gjashtë kilogramë lëndë plasëse.

Nga shpërthimi ka pasur dëmtime në një biznes pranë godinës së shembur, të cilit i janë thyer xhamat dhe ka rënë tavani prej gipsi.

Ky aksion i IKMT është në kuadër të rehabilitimit të lumit Gjanica dhe qendrës së qytetit, ku të dielën e kaluar u shembën me të njëjtën procedurë edhe 2 godina të tjera.

Ky projekt i Bashkisë Fier ka prekur 40 banesa, nga të cilat kanë mbetur për tu shembur edhe 18 të tjera.

Share This Video


Download

  
Report form