Report TV - Greqia pranon: Marrëveshja e detit në 2009 ishte e gabuar

Report TV 2018-05-11

Views 6

Pas 9 viteve debat dhe ndërkohë që ish-kryeministri Berisha vazhdon të mbrojë marrëveshjen e viti 2009, vetë Greqia ka pranuar se Pakti Detar i asaj kohe kishte gabime. Ka qenë ky konkluzion që i ka sjellë palët pranë një gjuhe të përbashkët duke sjellë edhe akordin midis tyre.

Shqipëria dhe Greqia kanë arritur në një marrëveshje të re për Paktin Detar për të përcaktuar Zonat Ekskluzive Ekonomike midis njëra-tjetrës. Lajmi bëhet i ditur nga mediat greke sipas të cilave kjo marrëveshje është arritur pasi Greqia ka pranuar se në marrëveshjen e bërë në 2009 në kohën e Berishës, është përdorur ?pjesërisht metodologji e gabuar?, sidomos përsa i përket llogaritjes së distancave nga gjiret detare.

Share This Video


Download

  
Report form