Izet Haxhia në lidhje telefonike nga Turqia me Repolitix: Berisha nxorri në pritë Azem Hajdarin

Report TV 2018-05-11

Views 8

Në pritje të ekstradimit në Shqipëri pas vendimit të autoriteteve turke, Izet Haxhia në një lidhje telefonike për emisionin ?Repolitix? të Denis Mingës në Report Tv ka deklaruar se është gati për kthimin në atdhe.

Ish-truproja i Sali Berishës u shpreh se u qëndron të gjitha akuzave për ish-kryeministrin, por edhe familjen e tij për vrasjen e Azem Hajdarit, por edhe shumë dosje të tjera. Haxhia ka rikujtuar edhe njëherë momentin e vrasjes së Hajdarit dhe rolin e Berishës, të cilin e akuzon se e nxori në pritë, pasi para vrasjes kishte komunikuar 12 herë në telefon.
Intervista për Report Tv
Cili ka qenë roli juaj?
Jam fajësuar në 12 shtator si nxjerrës në pritë të Hajdarit. Është thënë që unë e kam telefonuar dhe personat që kanë qenë afër e kanë vrarë. Por ku është telefoni dhe numrat e Hajdarit, pse gjykata nuk mori tabulatet e fundit. Me cilin ka folur në 12 shtator? Dhe dihet shumë mirë me kë ka folur ditën që ka qenë në Lushnje dhe Fier, janë 12 telefona që i ka bërë Berisha dhe e ka thirrur në zyrë.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS