Report TV - HEC-et në Osum/ Reagon për herë të parë Kryeministri Rama

Report TV 2018-05-11

Views 0

Çfarë do ndodhë me kanionet e Skraparit? A do ndërtohen aty HEC-e? Përgjigje për këto pyetje jep vetë kryeministri Edi Rama i cili në një reagim për herë të parë garanton se kanionet nuk do preken. Sipas kreut të qeverisë, procedura e lejeve të dhëna nga qeveria e mëparshme ishte një fabrikim kriminal me koordinata të manipuluara. Kreu i qeverisë paralajmëroi se do ndërmerren hapa ligjore për individët të cilët kanë dhënë leje.
Edi Rama
KANIONET E SKRAPARIT NUK PREKEN ? Qyshse u krye procedura ligjore e miratimit të një lejeje të dhënë nga qeveria e mëparshme dhe u mor sinjali se diçka nuk shkonte, Ministri i Mjedisit Blendi Klosi nisi hetimin administrativ të lejes mjedisore. E cila rezultoi një fabrikim kriminal me koordinata të manipuluara. Individët e përfshirë në këtë fabrikim do të kallzohen në prokurori, ndërsa e gjithë procedura do të anullohet. Falenderoj qytetarët që na e çuan të parët këtë sinjal përmes Platformës së Bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al dhe të gjithë të tjerët që u përfshinë në publikimin e këtij krimi të mbetur në tentativë

Share This Video


Download

  
Report form