Ora News - Ndërtimet pa kriter, masakër urbanistike në Gjirokastër

Ora News Lajme 2018-05-11

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Problemet në qytetin e gurtë kur rrëshqitja e tokës ka shkaktuar dëmtime në disa banesa, madje dhe në kalanë e qytetit, prefekti i qarkut Astrit Aeliaj ia adreson ndërtimeve pa kriter, për të cilat tha se kanë shkaktuar një masakër urbanisitike.

Aliaj: Bëni një studim të gjitha zonave që kanë qenë të ndaluara para 90-s. Ato barbarisht janë shfrytëzuara, prandaj shikoni cfarë duhet marrë ndonjë masë.

Në takimet që zhvilloi me përfaqësues të institucioneve të ndryshme në Gjirokastër, Aliaj i bëri thirrje të plotësojnë rekomandimet e lëna nga studimet.

Aliaj: Në shpatet e kësaj lagje, "kodra e Shtufit" të mos bëhen ndërtime të tjera. Në zonat e lira të mbillen pemë të cilat rrisin qëndrueshmërinë e shaptit.

Sipas zv/kryetarit të bashkisë Gjirokastër Vangjel Muço banesat që ndodhen mbi "kodrën e Shtufit" nuk paraqesin asnjë rrezikshmëri.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/prefekti-i-gjirokastres-ne-kete-qytet-eshte-kryer-masaker-urbanistike

Share This Video


Download

  
Report form