Aktori Genc Fuga i ftuar në studion e Report Tv është shprehur se aktorët e Teatrit Kombëtar kanë bërë një peticion në lidhje me kundërshtimin e ligjit për artin dhe kulturën.
?Ne kërkojmë anulimin e këtij projektligji, pasi të gjitha dikasteret kalojnë nën ministrinë dhe të gjitha sallat e teatrove në rrethe i kalojnë Ministrisë së Kulturës?, thotë Fuga.
?Halli ynë është se në rast se ligji mbas viteve 90 u bë keq dhe ne e thamë nën zë, ky është një ligj akoma dhe më i keq sepse në momentin që merr firmën e kryeparlamentarit do të duhet shumë punë që të rikthehet pas?, thekson aktori Fuga për Report Tv.
Fuga ka theksuar se në të gjithë botën institucionet e artit janë të pavarura, pasi arti ka vlerë por jo çmim.
?Ne si komunitet prisnim një zhvendosje, por e keqja është se ne po zhvendosemi se aty do të vijë Teatri i Operas dhe Baletit?, tha Genc Fuga.