Ora News - Alarm për sigurinë në rrugën 28 mln euro Kukës-Shishtavec

Ora News Lajme 2018-05-11

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Përforcohet alarmi i ngritur prej kohësh për rrezikshmërinë e rrugës Kukës-Shishtavec. Në Rrugën që ka kushtuar 28 milion euro, rrëshqitjet e gurëve vijojnë të kërcënojnë për tragjedi, ndërsa shkëputen nga masivi shkëmbor tashmë i paqëndrueshëm. Zgjidhja e vetme shihet një ndërhyrje në skarpatet e malit, por kjo do të shtonte akoma më shumë koston e investimit të dytë më të madh në Kukës.

Ka kushtuar 28 milion euro, por aksi Kukës-Shishtavec është një prej rrugëve më të rrezikshme në verilindje të vendit.

Gurë me peshë disa tonelata u shembën masivisht gjatë orëve të para të mëngjesit, duke bllokuar rrugën.

Fatmirësisht nuk pati të lënduar, pasi në atë kohë në rrugë nuk kishte udhëtarë por rrëshqitja e masivëve të tillë mund të krijonte tragjedi në një tjetër rast.

Situata mbetet e rrezikshme, pasi skarpatat e rrugës janë të paqëndrueshme.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rreshqitje-masive-guresh-bllokohet-rruga-kukes-shishtavec

Share This Video


Download

  
Report form