Ora News - Minatorët në protestë, kërkojnë miratimin e statusit

Ora News Lajme 2018-05-11

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shtyrja e miratimit të ligjit për statusin e minatorit ka shkaktuar protesta në vend Të mbledhur përpara parlamentit dhe njëkohësisht në Korçë, punonjësit e minierave të indinjuar i kanë kërkuar qeverisë që t'u japë statusin e minatorit pasi pensionet që ta marin janë qesharake dhe nuk i mjaftojnë as për të blerë ilaçet. Ndërkohë Ministria e Infrastrukurës dhe Energjisë sqaron se aktualisht po punohet për ligjin e statusit të minatorit në mënyrë që të përllogaritet edhe një faturë konkrete për këtë çështje.

Pak orë para se shumica të rrëzonte statusin e minatorit, punonjësit e minierave në vend kanë protestuar para hyrjes së parlamentit, por edhe në qytetin e Korcës që të hartojë e miratojë një status për ta. Minatorët ankohen se marrin pensione minimale në një kohë që gjithë jetën kanë punuar nëntokë, në kushte tepër të vështira shëndetësore dhe ekonomike. Ata i bëjnë apel qeverisë për të miratuar statusin e minatorit, në mënyra që jeta e tyre të jetë më pak e vështirë.

Minatorë: "Marrim 150 mijë lekë pension, është turp i botës. 80 mijë shkojnë dritat, leji ilacet e mia."

?51 vjec e 6 muaj, me 12 vjet nëntokë. Dhe tani na sorollasin që ne kërkojmë një gjë shumë të thjeshtë që e ka emrin Status.?

?Është turp që një minator ka 19 vjet e 6 muaj nëntokë marrin një pension qesharak dhe e lënë te dritat e uji.?

Edhe minatorët e Korcës, Ersekës, Pogradecit dhe Prrenjasit kanë protestuar në qendër të qytetit po për këtë cështje.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/minatoret-ne-proteste-kerkojne-miratimin-e-statusit

Share This Video


Download

  
Report form