Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pak orë pasi kryeprokurorja e përgjithshme, Arta Marku kërkoi në Elbasan rihapjen e dosjeve të vjetra dhe goditjen e grupeve kriminale policia dha provën e parë se është gati ti përgjigjet sfidës.
Plagosja mbrëmjen e së mërkurës e një 23 vjeçari, pronar i një servisi motorësh dhe dyshimet se pas ngjarjes mund të qëndrojnë hasmëritë e vjetra, në Elbasan zbarkuan forcat e ndërhyrjes së shpejtë.
Specialet e FNSH-së dhe RENEA ushtruan kontrolle në të ashtuquajturat zona e biznese të fiseve Çapja e Çelaj, përplasjet e të cilëve ndër vite kanë tronditur herë pas herë jo vetëm qytetin e Elbasanit.
Disa zona mësohet se janë monituar edhe nga ajri, ndërkohë që kontrollet janë forcuar në rrugën, duke paralajmëruar ndoshta nisjen e një aksioni që pritet e flitet prej kohësh në qytetin e cilësuar zonë e nxehtë.
Duke iu përgjigjur interesit të Ora News, nëndrejtori i Policisë së Elbasanit paralajmëroi veprime me forcën e ligjit
Edmond Sulaj: "Drejtoria vendore e Policisë së Elbasanit ka të gjitha kapacitetet për të vepruar me gjithë forcën e ligjit."
Në të njëjtën kohë u godit edhe një grup i struktuar kriminal, në një operacion të shtrirë në tre qytete u vunë në pranga 5 persona dhe u sekuestruan eksploziv, armë dhe drogë. Një i gjashtë është në kërkim.
Të arrestuarit janë:
-Geraldo Yzeirllari, 20 vjeç, banues në Pogradec;
- Kristi Maxhari, 21 vjeç, banues në Pogradec;
- Kristian Petani, 22 vjeç, banues në Pogradec;
- Edmond Abazi, 39 vjeç, banues në fshatin Hudenisht, Pogradec. (Prokuroria deklaroi si person të arrestuar Edmond Elezin)
- Gazmor Kokla, 39 vjeç, banues në fshatin Gribë, Gramsh. ( Prokuroria deklaroi si person të arrestuar Gazmir Kokla)
- Ergest Lipo
Edmond Sulaj: "Shtetasve Geraldo Yzeirllari dhe Kristi Maxhari iu janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 82 kallëpe e dyshuar si lëndë plasëse tritor. Shtetasit Edmond Abazi iu ëshët gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 1.5 kg lëndë narkotike, e dyshuar kanabis sattiva. Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Gazmor Kokla në Gramsh janë gjetur 1 armë automatik, një pushkë model 56 dhe një sasi prej 440 fishekë, 3 automjete, 15 celularë si edhe një sasi e konsiderueshme vlera monetare."
Në kërkim:
Në kërkim janë shpallur Egdi Hysnellari dhe Rexhep Kasa. Grupi dyshohet si i përfshirë në atentatin ndaj Lulzim Kullës në Shkodër, por numri dy i policisë së Elbasanit, Edmond Sulaj kërkon që të pritet finalizimi i hetimit
Edmond Sulaj: "Është herët për të dalë në rezultate."
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, si dhe identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të mundshëm.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ora-news-zbardh-emrat-e-disa-prej-te-arrestuarve-mbreme-ne-elbasan