Ora News - Basha nga foltorja: Çohuni! Na keni në krah. Rama: Do të nxjerrin në rrugë të madhe

Ora News Lajme 2018-05-11

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i PD-së Lulzim Basha nga foltorja e Kuvendit bëri thirrje për t'u ngritur në protesta kundër qeverisë. Thirrjes së Bashës për të bllokuar akset rrugore, Rama iu kundërpërgjigj duke i thënë se do të nxirrnin atë në rrugë të madhe.

Lulzim Basha: "Detyra e opozitës në këtë parlament është tërësisht e pamundur përtej fjalës është kapur institucionalisht e ligjërisht. Kjo farsë që do të vazhdojë. Nuk ka reformë në drejtësi, por reformë për të mbrojtur Tahirin, Beqajn, Shullazët, Dakon. Të marrin fatin tonë në duart tona. Cohuni dhe opozitën do ta keni në krah sa herë që të bllokoni një aks opozitën do ta keni në krah mua do më keni në krah.

Edi Rama: Një gjë po ta them i dashur miku im Lulzim. Ma dëgjo unë e di si do të shkojë kjo punë. Në fund këta do të të rrahin ty, se do u ngordhi gomari dhe do i bien samarit.

Një kile karrota e gjysëm kile presh e në fund fare ty do të të nxjerrin këta në rrugë të madhe dhe pastaj atje në rrugë të madhe si ta kesh fatin ti bashkë me ta. Ka një stacion, drejtësia e re, dhe at do të shikojmë kush jeni ju e kush jemi ne.

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/basha-nga-foltorja-cohuni-opoziten-e-keni-ne-krah-rama-do-te-nxjerrin-ne-rruge-te-madhe

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS