Dite e Re - Mateus Frroku: Gabimet më të mëdha gjatë karrierës sime që më kushtuan

Ora News Emisione 2018-05-11

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Këngëtari i njohur Mateus Frroku ka një karrierë të gjatë muzikore dhe padyshim që është mjaft i pëlqyer nga publiku shqiptar.

I ftuar në emisionin 'Ditë e Re' Mateus u shpreh se ka bërë gabime gjatë karrierës së tij që i kanë kushtuar.

"Shumë dalje të miat nuk duhet të ishin realisht. Janë disa këngë. Për shembull 'Trilli i një nate' ishte një gabim që unë bëra në festival dhe që më kushtoi. Unë vija nga 'Ethet', një vit përpara kisha një bashkëpunim me Shpëtim Saraçin, bëra një dalje shumë të mirë në festival dhe pas 1 viti u ktheva me një këngë... Isha 16 vjeç dhe ishin disa gabime që..."

Mateus u shpreh se ishte shumë i ri kur u bë i famshëm dhe nuk dinte se si të menazhonte veten.

Këngëtari tha se në atë periudhë ishte i gatshëm të këndonte çdo këngë që dikush mund të realizonte.

"Ne kemi qenë njerëz krejtësisht anonim që vetëm familja dhe shumë pak njerëz e dinim që këndonim. Dhe brenda 3 muajsh u bëmë personazhe publikë në të gjithë Shqipërinë. Në momentin që mbaroi spektakli na u tha që silluni si vipa. Braktisje apo jo neve na u dha një barrë që nuk dinim sesi të silleshim. Isha 16 vjeç. Kushdo që mund të më thonte kam bërë një këngë unë isha i gati për ta kënduar dhe për të dalë në atë periudhë, gjë të cilën nuk e bëj dot sot."

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/mateus-frroku-gabimet-me-te-medha-gjate-karrieres-sime-qe-me-kushtuan

Share This Video


Download

  
Report form