Forca të shumta të RENEA-s dhe FNSH 'rrethuan' mbrëmë qytetin e Elbasanit duke arrestuar, 7 persona, 4 nga të cilët janë autorët e atentatit ndaj Lulzim Kullës me mto-bombë në Shkodër në 13 janar. Shpërthimi i fuqishëm me moto-bombë tronditi qytetin verior, ndërsa autorët përdorën 400 gr tritol, me shënjestër të fortin e Shkodrës, Lulzim Kullën, i cili mbeti i plagosur rëndë.
Report Tv mësoi se katër të arrestuarit në Elbasan, si bashkëpunëtor në shpërthim, kishin çuar në Shkodër 900 gr tritol, por kanë përdorur vetëm 400 gr. Gjithashtu, policia ka sekuestruar edhe makinën, që ka çuar lëndën eksplozive në Shkodër. Tre të arrestuarit e tjerë nga operacioni nuk dihet nëse kanë lidhje me rastin në fjalë, apo janë raste të veçuara.