GJIROKASTER-Forcat e ushtrisë kanë mbërritur pasditen e sotme në "Kodër Shtuf" për të larguar baltën dhe dherat që kanë pushtuar tre katet e para të pallatit 8-kate. FA ka nisur aksionin me fadroma dhe mjete të tjera për të larguar të gjithë dherat, ndërkohë që banorët kërkojnë që të kthehen në shtëpitë e tyre. Ata insistojnë që të futen forcërisht brenda në banesë, por kryebashkiakja ka urdhëruar që asnjë nuk duhet të futet deri në një vendim të dytë. Prokuroria e Gjirokastrës ka filluar hetimet, ndërsa zona është e rrezikuar, pasi reshjet e shiut pritet që të rikthehen me intensitet dhe rreziku mund të rritet.