Pas përmbytjeve të ditës së shtunë dhe të dielë për shkak të shirave të shumtë, Report Tv ka shkuar pranë banorëve në fshatin Kafaraj të Fierit, ku dalja e Vjosës nga shtrati ka dëmtuar të gjitha serat e mbjella me luleshtrydhe.
Sipas përllogaritjeve të para në fshatin Kafaraj janë përmbytur rreth 100 ha tokë e mbjellë me luleshtrydhe të cilat janë në sezonin e prodhim.
Report Tv i gjeti banorët në serat e tyre duke hequr ujin me pompa dhe duke larë bimët për të hequr llumin.
?Jemi futur në borxhe me bankat me kreditë që kemi marrë dhe rrezikojmë to mos i shlyejmë ato. Dëmtimet kanë filluar që në muajin dhjetor të vitit të kaluar, ku patëm përmbytje dhe kjo gjë u përsërit para 3 ditësh?, shprehen banorët e fshatit Kafaraj në njësinë administrative të Frakullit.
?Deri tani nuk ka ardhur askush nga qeveria dhe autoritetet për të na pyetur se si e kaluam këtë përmbytje dhe se sa dëme patëm?, thonë fermerët për Report Tv.
Në pamjet e siguruara nga Report Tv shihet se çfarë ka lënë pas përmbytja dhe humbjet për këta banorë, të cilët këto të mbjella i kanë të vetmen mënyrë jetese.