Shume rruge te Durresit pa ndricim

RTV KLAN 2018-05-11

Views 0

Rrugët e Durrësit janë thuajse në errësirë. Shtyllat e ndriçimit janë vendosur, por rrjeti është i dëmtuar.

Të ndriçosh hapat me dritë celulari. Është e vetmja mënyrë për të lëvizur në disa rrugët e Durrësit.



Në rrugën e stadiumit, aty ku ndodhet ?Niko Dovana? si dhe në katër godina arsimore, mungon ndriçimi publik. Në terr të plotë, nëse nuk bën kujdes rrezikon të përfundosh në këto puseta të hapura Shtyllat e ndriçimit në zonë janë vendosur. Por dëmtimi i rrjetit, për të cilin askush prej institucioneve përkatësisht nuk është kujdesur i mban ato të fikura prej kohësh. Qytetarët flasin për vështirësitë në levizje, por edhe për rrezik në rrugë.

Si kjo lagje e zhytur në terr në Durrës ka edhe shumë të tjera. Një pjesë e tyre e ka infrastrukturën e duhur të ndricimit por nuk ndizen pasi mungon kujdesi i institucioneve përgjegjëse. Kurse në shumë të tjera investimet mungojnë.

Share This Video


Download

  
Report form