Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një mbrëmje ku mbizotëroi arti dhe kultura kineze, valle, muzikë, këngë, përformanca të ndryshme ishte ajo e zhvilluar në prag të festës tradicionale kineze të vitit të ri, ose "Festa e Pranverës". Nën kujdesin e veçantë të Ambasadores se Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri, Jiang Yu, në sallën e Universitetit të Arteve, politikanë, deputete, artistë, personalitet dhe shtetas kinezë që jetojnë në Shqipëri, si edhe studentë shijuan performancën e ofRuar nga artistët kinezë.
Me një performancë plot ngjyra, të rinjtë e akademise se Dancit të Pekinit dhanë një shfaqje në sallën e akademisë së arteve për 60 minuta.
Mbremja u organizua nga ambasada e Kinës në Shqipëri për të festuar vitin e ri kinez ose siç njihet ndryshe "Festa e Pranveres", që këtë here perkonte edhe me 10 vjetorin e binjakëzimit të dy kryeqyteteve Tiranë-Pekin.
I pranishëm në ketë aktivitet, kryetari i Bashkisë së kryeqytetit Erion Veliaj tha se investimet kineze tashme janë më të prekshme duke bere me dije edhe projektin me te ri te Bashkisë.
Edhe përfaqësuesit e Ambasadës kineze kanë vlerësuar bashkëpunimin mes dy vendeve.
Kalendari kinez është ndryshe nga ai Gregorian dhe data e kalimit nga viti i vjetër në të riun mund të variojë midis 21 janarit dhe 19 shkurtit.
Kremtimet zgjasin 15 ditë dhe përfundojnë me festën e fenerëve kur fëmijët kalojnë me dritat shumëngjyrëshe në një paradë tradicionale që korrenspondon me hënën e plotë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/viti-i-ri-kinez-te-rinjte-e-akademise-se-dancit-te-pekinit-performojne-ne-tirane