Zyrtarisht në epidemi gripale, mbi 19 mijë persona të prekur

Channel One Albania 2018-05-11

Views 0

Zyrtarisht Shqipëria është futur në epidemi gripale, ku brenda një jave janë regjistruar mbi 19 mijë persona të prekur. Por sipas ekpsertëve të ISHP, që po monitorojnë situatën, nuk ka vend për panik në popullatë, pasi deri më tani nuk janë regjistruar raste me komplikacione të rënda.

Artan Simaku: ?Zyrtarisht vendi është në epidemi gripale, mirëpo nuk ka vend për panik sepse nuk janë shfaqur raste të rënda ose të pamenaxhueshme. Aktualisht numri i të prekurve është 19 500 raste me infeksione respiratore në javë. Situata nuk varet nga shifrat, varet nga ashpërisa klinike e sëmundjes, nga numri i rasteve të rënda, numri i vdekjeve nga mungesat në shkolla?

Specialistët bëjnë apel që të mos neglizhohet gripi dhe qytetarët të paraqiten për çdo shqetësim pranë mjekut të familjes, për të shmangur komplikacionet nga mos trajtimi i duhur.

Artan Simaku: ?Individët të cilët ndjehen të sëmurë duhet të paraqiten sa më herët te mjeku i familjes sepse paraqitja sa më herët te mjeku i familjes parandalon komplikacionet dhe shtrimin në spital. Duhet të evitohet marrja e vetëmjekimit ose marrja e medikamenteve vet në farmaci. Gjithashtu, personat të cilët përbëjnë grupet me risk të popullatës, të cilët janë fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna dhe personat e moshës së tretë që kanë edhe sëmundje shoqëruese të cilët nuk janë vaksinuar ende, duhet të vaksinohen?.

Share This Video


Download

  
Report form