Opozita bie dakord per formalizimin e puseve

RTV KLAN 2018-05-11

Views 1

Opozita ka pranuar që të japë votën e saj për nismën ligjore të qeverisë lidhur me menaxhimin e integruar të burimeve ujore. Por nënkryetari i komisionit të veprimtarive prodhuese dhe pjesë e demokratëve, Florion Mima, kërkoi garanci në ligj që nisma për formalizimin e puseve të mos vendosë tarifë për konsumatorët familjarë apo fermerët.

Për këtë propozim ra dakord edhe mazhoranca, por vetëm për puset të cilat janë në përdorim familjar.

Komisioni vendosi që rregullimi i tarifës të bëhet me propozime për amendamente gjatë miratimit të ligjit në seancë pronare, dhe po ashtu një kërkesë do të dorëzohet që afati për vetëdekralimin e puseve, duke përjashtuar qytetarët nga penalitetet të zgjatet nga 6 muaj në 1 vit.

Vetë përfaqësuesit e qeverisë pranuan që edhe përdorimi i burimeve ujore nëntokë ka tarifë, por më të ulët se ajo që vjen nga drejtoritë e ujësjellësit, ndërsa pas kësaj nisme do të lindë nevoja edhe për vendosjen e sahatëve.

Share This Video


Download

  
Report form