Report TV - Dëmtohet prona publike në Lezhë, Bashkia: Po vidhen koshat e mbeturinave

Report TV 2018-05-11

Views 1

Dëmtimi dhe vjedhja e pronës publike vijon të mbetet një problem shqetësues në qytetin e Lezhës. Koshat e vegjël të mbeturinave të vendosur së fundmi në disa zonë të qytetit janë vjedhur dhe dëmtuar nga persona të papërgjegjshëm. Shqetësimi është ngritur nga Drejtori i Shërbimeve në Bashkinë Lezhë. Ai ju ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm dhe mos ti dëmtojnë investimet publike.

?Realisht jemi mjaftë të shqetësuar, pasi pas shumë vitesh për herë të parë në Lezhë u vendosën edhe koshat e vegjël të mbeturinave për të ndihmuar qytetarët dhe këto po na i dëmtojnë dhe po na i vjedhin. Ne kemi detyrimin ligjor të bëjmë pastrimin, të bëjmë investime në këtë fushë, por detyrimi i të gjithëve është që këtë pronë ta mirëmbajmë?, shprehet Drejtori i Shërbimeve Bashkiake Lezhë, Ndue Lushi.

Share This Video


Download

  
Report form