stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; ?Stop? është ndalur në njësinë numër 11 në Laprakë, ku bashkia e Tiranës në bashkëpunim me një firmë italiane Co.Get.SRL, nisën punimet për rehabilitimin e rrugës ?Bajram Alia?. Afati për punimet ishte 6 muaj, por rruga ka mbetur e hapur dhe prej kohësh nuk punohet.Banorët ankohen dhe kërkojnë zgjidhjen sa më shpejt të këtij problemi.Një nga specialistët e urbanistikës në bashki, thotë, se ngërci është krijuar për shkak të problemeve gjyqësore që ka në Itali firma e huaj.Po kështu Arben Musai, koordinator i projektit pranë Agjensisë Kombëtare të Ujësjellës kanalizimeve shpjegon, se ka përfunduar 75% e rrugës në fjalë, por subjekti nuk është paguar e për pasojë është pezulluar puna.Sapo të zgjidhet ngërci ligjor mes shtetit shqiptar e italian, projekti i rrugës do të mbyllet.