Report TV - Gjirokastër, në protestë banorët e pallatit që rrezikon shembjen

Report TV 2018-05-11

Views 0

GJIROKASTËR- Banorët e pallatit që rrezikon shembjen janë ngritur në protestë në lagjen ?Kodër Shtufi? për shkak se janë të pakënaqur nga kushtet e ofruara nga bashkia e Gjirokastrës. Ata janë shprehur për Report Tv se janë zhgënjyer nga banesat sociale, prandaj kanë tentuar të futen brenda me forcë por polica e rendit së bashku me atë bashkiake nuk i kanë lejuar për shkak se kanë marrë urdhër nga kryetarja e bashkisë Zamira Rami.

?Përse erdhi tani policia jemi futur edhe njëqind herë të tjera,? tha një banore.

?E kam pronën time dua të futem brenda, kemi tre ditë që presim specialistët dhe nuk vijë, na u sos durimi, do futemi brenda në pallat,? shpjegoi një i moshuar.

?S?kam ku të fle kam tre ditë që qëndrojë përjashta,? u shpreh i revoltuar një banor që kishte ngelur pa strehim.

Ka pasur një ndikim shumë të madh psikologjik, situata është e komplikuar sepse në hyrje të pallatit ka forca të policisë së rendit dhe asaj bashkiake për të mos lejuar asnjë të futet brenda sepse rrezikon që objekti të shembet. Banorët nuk refuzojnë të presin rezultatin e analizave gjeologjike për zonën ku është ndërtuar pallati, ndërsa kryebashkiakja Zamira Rami i qëndron urdhrit që për evakuimin e 25 familjeve dhe strehimin e tyre në banesa sociale

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS