Mediat greke zbardhin te shkuaren e Eftimius

RTV KLAN 2018-05-11

Views 0

Mediat greke zbardhin të tjera detaje nga e shkuara e vrasësit grek me pagesë të Devi Kasmit. Sipas të përditshmes "To Vima", ish-agjenti special grek, Eftimiu Eftimius ka shërbyer si roje në Ambasadën Shqiptare në Athinë, si edhe për mbrojtjen e objekteve publike në sheshin "Sintagma".

Në 2009, 41-vjeçari u zbulua si i përfshirë në trafik kokaine nga Kolumbia drejt Gjermanisë, nëpërmjet aeroportit të Frankfurtit. Aktiviteti kriminal i tij vijon në Maj të vitit 2016 në vendlindjen e tij, Artë, kur Eftimius u identifikua si pjesë e një rrjeti kriminal që trafikonte kanabis nga Shqipëria në Greqi.



Emri i tij do të bëhej i njohur për autoritet greke, pasi rezulton i përfshirë edhe në një tjetër rast, kur ai së bashku me 20 persona të tjerë, shumica shqiptarë, u përfshinë në trafik kokaine. Bëhet fjalë për operacionin ?Themis?, në hetimet e të cilit u bë pjesë edhe DEA amerikane.

Eftimius u mbrojt duke thënë se drogën e kishte për përdorim personal, por nuk vonoi shumë dhe emri i tij doli në një tjetër goditje të rrjetit të trafikut të drogës përmes aeroportit ?Elefteros Venizelos?.

Shtypi grek i referohet të dhënave të policisë së Tiranës që e cilëson atë si ekzekutor të Devi Kasmit, me porosi të një bande shqiptare për trafikun e drogës. Eftimiu Eftimius u arrestua më 2 Shkurt në Tiranë, 4 ditë pas vrasjes së Kasmit më 29 Janar.

Share This Video


Download

  
Report form