Ekskluzive/Shtëpia e “vdekjes” në Mëzez,Hoxhallari armë brenda mureve

Report TV 2018-05-11

Views 6

Jo vetëm që është përdorur për të organizuar vrasjen e Devi Kasmit, por vila e Aurel Hoxhallarit në Mezëz të Tiranës dyshohet se është pikënisje edhe për një sërë krimesh të tjera të pazbardhura në Tiranë, Vlorë dhe Durrës. Burime nga Policia thanë për Report TV se brenda mureve të vilës së Hoxhallarit janë gjetur edhe armë të sofistikuara.
Në pamje të parë duket një shtëpi e mirë rregulluar në mes të një zone të banuar pak kilometra në dalje të Tiranës që nuk krijonte as më të voglin dyshim se atje zhvillohej aktivitet kriminal.

Bëhet fjalë për këtë shtëpi që përdorej nga grupi kriminal i Aurel Hoxhallarit, të arrestuar nën dyshimin se organizuan një dhe ekzekutuan një plan deri diku perfekt në ekzekutimin e Davi Kasmit.

Por Report TV ka zbuluar detaje të reja të cilat sugjerojnë se kjo shtëpi ishte piknisja e thurjes së planeve të disa veprave të rënda kriminale kohët e fundit.

Share This Video


Download

  
Report form