Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Firmoset kontrata për ndërtimin e rrugës së Arbit
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njoftoi sot (5 shkurt 2018) firmosjen e kontratës së koncesionit me "Gjoka Konstruksion? në mjediset e kësaj ministrie.
?Është një vepër që do të kushtojë 240 milion euro dhe në këtë kontratë ne kemi parashikuar që shteti do të marrë përsipër të likujdojë kontraktorin brenda një periudhe 13 vjeçare. Kontraktori do të marrë përsipër të ndërtojë rrugën në fillim me shpenzimet e tij dhe mirëmbajtjen e kësaj rruge gjatë gjithë periudhës së koncesionit?, theksoi Gjiknuri.
Kontrata e koncesionit ka objekt ?Përmirësimi, ndërtimi, operimi dhe mirëmbajtja e Rrugës së Arbrit? dhe u firmos nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë z.Gentian Keri dhe Presidenti i kompanisë ?Gjoka Konstruksion? z.Rrok Gjoka.
Në njoftimin për median Presidenti i ?Gjoka Konstruksion? garantoi se kompania do të zbatojë me rigorizitet angazhimet e marra përsipër në këtë kontratë koncesioni.
?Falënderoj qeverinë dhe ministrin për besimin. Më në fund duket që qeveria ka filluar të besojë tek kompanitë shqiptare. Premtoj që nuk do të zhgënjej, do ta realizojmë në cilësi dhe në afat?, u shpreh Gjoka.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/firmoset-kontrata-ndertimin-e-rruges-se-arbit-shteti-do-likuidoje-kontraktorin-brenda-13-vitesh