Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Krahas aksionit për ujin e pijshëm, Bashkia e Tiranës paralajmëroi sot edhe disiplinimin e zhurmave që vijnë nga lokalet, duke ndarë zonat rezidenciale nga zonat e argëtimit.
Veliaj: ?E njëjta gjë ndodh jo vetëm me zaptimet e rrugëve, por edhe me muzikën e lartë. Ka ardhur koha që në Tiranë të kemi një diferencim shumë të qartë: ku janë vendet për aheng dhe ku janë vendet për fëmijët që duhet të shkojnë të flenë sepse nesër duhet të shkojnë në shkollë. Kemi filluar një proces me Ministrinë e Mjedisit, nën drejtimin e kryeministrit, për t?u siguruar që në qytetet tona edhe këto hapësira të sistemohen, duke i ndarë zonat rezidenciale nga zonat që janë për argëtim?.
Veliaj tha se Tirana është një nga kryeqytetet më të sigurta në Europë, fakt që konfirmohet edhe nga statistikat.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/veliaj-paralajmeron-ndarjen-e-zonave-rezidenciale-nga-ato-te-argetimit