Një temë sa interesante aq edhe e padëgjuar në Shqipëri u diskutua sot në emisionin Rreze Dielli mëngjesin e sotëm. E ftuar për të folur mbi profesionin e detektivit privat, Shkënda Lili, detektivja e parë femër në Shqipëri rrëfeu të fshehtat e punës së saj. Ajo tregon se është një punë që e bën me kënaqësi.1 prej rasteve të investiguara është ai i prindit që kërkon të dijë më shumë për fëmijën e tij pasi ata vetë nuk kanë kohë sepse janë shumë të fokusuar në punën e tyre. Në 2015 është hapur Instituti i Detektivit Privat ku mund të marrë pjesë çdo njeri me dosje penale të pastër. Shkënda thotë se sipas saj nuk është e vështirë për t'u përfunduar si shkollë, por jo çdokush mund ta bëjë si profesion. Kjo punë nuk ka lidhje me fizikun, por me inteligjencën.