GJIROKASTËR- Janë 25 familje të cilat banojnë në pallatin 12 katësh në lagjen "18 shtatori" i cili rrezikon shembjen si pasojë e rrëshqitjes së dherave. Jo vetëm banorët e pallatit, por edhe banorët e tjerë dhe bizneset që ndodhen në këtë lagje janë në gatishmëri, pasi objekte të tjera mund të rrezikohen. Sipas përfaqësuesve të bashkisë, familjet do strehohen në konviktin e qytetit. Ky është pallati i dytë që rrezikon të shembet në Gjirokastër, pasi pak javë më parë banorët e pallatit 5-katësh në lagjen ?11 Janari? të Gjirokastrës u evakuuan, pasi rrezikonte shembjen nga rrëshqitja e dherave.
Pas situatës problematike, ka reaguar kryetarja e bashkisë, Zamira Rami. Rami ka shpjeguar për Report Tv se situatën po e monitoron në terren dhe gjendet pranë familjeve të rrezikuara nga pallati. Ajo tregoi se ka kërkuar ekspertë nga Tirana për të analizuar shkallën e rrezikut nga shkarja e ?Shtufores? tokës ku është ndërtuar pallati.
?Po monitorojmë situatën, kemi kërkuar të vijnë specialistë nga Tirana për të analizuar shkallën e rrezikut që vjen nga shkarja e "Shtufores" dheut. Ne si bashki e kemi ngritur problemin dhe presim të zgjidhet sa më shpejtë pasi për ne është e rëndësishme jeta e njerëzve," u shpreh Rami për Report Tv.