Ora News - Projekti për Gjanicën, 24 kg C4 shembin dy ndërtesa 3 dhe 4 katëshe

Ora News Lajme 2018-05-11

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

24 kilogram eksploziv u përdor për shembjen e dy ndërtesave 3 katëshe dhe 4 katëshe, me nga 1 kat të nëndheshëm secila përgjatë shtrati të lumit Gjanicë në Fier.

Sakaq ishin marrë të gjitha masat duke vendosur thas me rërë dhe skela mbrojtëse në zonën përreth.

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, prej një jave tashmë është vendosur në Fier ku është bërë shembja e 15 godinave të ndërtuara përgjatë shtratit të lumit Gjanicë, ndërsa vetëm këto dy godina janë shembur me shpërthim të komanduar, pasi për të tjerat janë përdorur mjetet e IKMT.

Në total për tu prishur përgjatë gjithë shtratit të lumit Gjanicë janë 24 objkete, me 33 pronarë ndërsa 17 prej tyre do të përfitojnë dëmshpërblim që shkon në vlerën e rreth 4 miliardë lekëve.

Aksioni ka nisur prej ditës së hënë dhe mendohet të zgjasë dy javë. Fatin e dy objekteve të shembura sot me C4 do ta kenë edhe dy objekte të tjera të cilat janë me më shumë se 3 kate, shpërthimi i të cilave pritet të ndodh javën që vjen.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/projekti-gjanicen-24-kg-c4-shembin-dy-ndertesa-3-dhe-4-kateshe

Share This Video


Download

  
Report form