Merren ne pyetje 5 te arrestuarit per vrasjen e Kasmit

RTV KLAN 2018-05-11

Views 1

Në drejtorinë e Policisë së Tiranës prokurori i çështjes së vrasjes së Devi Kasmit, Artur Lulja ka marrë në pyetje 5 të arrestuarit për këtë ngjarje. Burime nga grupi hetimor konfirmuan për Tv Klan se të ndaluarit kanë mohuar të kenë lidhje me atentatin e 29 Janarit.

Ndërsa nuk kanë mohuar njohjen me njëri-tjetrin. Të njëjtën gjë konfirmoi edhe avokati i caktuar kryesisht i të arrestuarve Elton Halipaj dhe Malvin Dinellari.

Të arrestuarit pritet të dalin të hënën para gjykatës për t?u njohur me masën e sigurisë. Prokuroria do të kërkojë ?arrest me burg? për ta. Ata akuzohen për vrasje të kryer në bashkëpunim, armëmbajtje pa leje dhe mbajtje lëndësh narkotike.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS