Ora News - Bardhi: Marku të tërhiqet nga marrëveshja antikushtetuese me Xhafaj, zhbën drejtësinë

Ora News Lajme 2018-05-11

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Për Partinë Demokratike, Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku duhet të tërhiqet urgjentisht nga marrëveshje e nënshkruar me ministrin Xhafaj.

Gazmend Bardhi, këshilltar juridik i grupit parlamentar të PD në një lidhje për Ora News, thotë se Marku e ka detyrim dhe është betuar për respektimin e Kushtetutës dhe kodit të procedurës penale.

Bardhi: Kjo është një marrëveshje bashkëpunimi, Kushtetuta dhe kodi i procedurës penale janë të qarta, Prokurorja e Përgjithshme do të duhet urgjentisht të tërhiqet nga kjo marrëveshje dhe të zbatojë Kushtetutën dhe kodin e procedurës penale.Duhet ta bëje sepse ka detyrim dhe është betuar se do të zbatojë Kushtetutën dhe kodin e procedurës penale.Në të kundërt, çdo hetim ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit që do të kryhen nga këta prokurorë të caktuar në mënyrë të paligjshme do të shpalleshin të pavlefshme nga gjykata.

Bardhi thotë se marrëveshja është kontribut ndaj zhbërjes së drejtësisë për krimin e organizuar dhe çimentimin e pandëshkueshmërisë për korrupsionin e zyrtarëve të lartë.

Bardhi: Nuk përcakton mënyrën mënyrën sesi do të bashkëpunojë policia e shtetit me prokurorinë në luftë kundër korrupsionit. Në këtë marrëveshje janë përcaktuar detyrimet e prokurorit të përgjithshëm mbi mënyrën sesi ai duhet të caktojkë prokurorët që do të luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar.Është e gjitha antikushtetuese. Përcaktimi i mënyrës sesi prokuroritë veprojnë në hetimin e këtyre veprave penale, krimit të organizuar dhe korrupsionit me marrëveshje me qeverinë cënon pavarësinë që Kushtetuta i ngarkon prokurorisë. Së dyti, caktimi i prokurorëve që merren me hetimin e një çështje, dhe për pasojë kompetencave lëndore të secilës prej prokurorive është përcaktuar në Kushtetutë dhe kodin e procedurës penale.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/bardhi-marku-te-terhiqet-nga-marreveshja-antikushtetuese-me-xhafaj-zhben-drejtesine

Share This Video


Download

  
Report form