Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Inis Gjoni ishte e ftuara speciale e kësaj të premteje në emisionin "BOOM". Regjisorja vjen nga një sukses me shfaqen e vënë në teatër "Çifti i çuditshëm", një sipërmarrje private e saj.
Por duket se jo gjithçka ka shkuar vaj. Rozana Radi, pjesë e kastit të aktorëve në shfaqe, zbuloi një moment dobësie të Inisit gjatë provave.
Inis Gjoni: Ka një orar të caktuar kur njerëzit duhet të jenë korrekt me profesionin, duke qenë se këta nuk ishin korrekt. Ishte një moment, dy momente, tre momente mbaja unë. Ndërkohë dilja në mëngjes nga shtëpia dhe kthehesha në darkë, sugurisht kishta një vajzë që më priste në Shqipëri. Regjisori në Shqipëri nuk duhet të marrë vetëm meritat e anës artistike, është njëra anë, duhet edhe menaxhimi, të tëra. Në këtë pikë ti grumbullon shumë dhe qëlloi që kërkoja prova për të dielën. Çohet një aktor dhe thotë: Jo nuk bëhen prova për të dielën. Unë i them si ka mundësi
Radi: Faktikisht unë unë u gëzova kur tha ai por nuk fola.
Gjoni: Zakonisht artistët duhet të punojnë paradite dhe pasdite nuk njohin orare.Unë nuk e kuptova dot këtë kundërshtim një javë para shfaqes që të mos bëheshin prova të dielën. U largova pak anash që të mos më shikonin dhe shpërtheva. Vjen pastaj zonja (Rozi) dhe shikon.
Raportet mes regjisorësh duket se nuk kanë shumë ndryshim nga ajo që shohim mes këngëtarësh apo aktorësh.
Gjoni: Nëse do të tregohesha pak cinike sot, po themi cila është vepra që unë vendos që të zgjedh. Nëse një koleg e merr vesh, të nesërmen e ka vendosur ai. Mua nuk më kishte ndodhur më parë, por më ka ndodhur këto kohët e fundit.
E pyetur nëse në të ardhmen aspiron të jetë në krye të një institucioni artistik, Inisi ka këtë përgjigje:
Gjoni: Asnjëherë. Nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, nuk jam natyrë që tundohem në raport me çfarë kam kundërshtuar më parë. Kam paragjykuar me të drejtë, në pozicionet drejtuese vendosen njerëz shumë të mirë me të cilët kam bashkëpunuar, por puna të detyron të bëhesh i keq pa dashje po me kolegët.
Si e motra Ingrid Gjoni ashtu edhe mbesa Ana Lika kanë mbaruar për dramë. Por cilën zgjedh Inisi si regjisore për ta pasur në shfaqe?
Gjoni: Një herë i kam thënë Ingridit je aktore shumë e mirë pse e le. Përgjigjia e saj është e prerë, nuk ka dëshirë fare. Po themi zgjedh Anën. Edhe Ingridi e do shumë Anën.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/nuk-behen-prova-te-dielen-inisi-gjoni-tregon-si-shpertheu-ne-te-qara-gjate-provave-cifti-i-cuditshem